Në Madrid mund të shpërthejë së shpejti “rasti Vinicius Junior”. Braziliani dëshiron të negociojë një kontratë të re me pagë më të lartë, duke synuar të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, por duket se Real Madridi nuk ka ndërmend t’i plotësojë kërkesat e tij. Një situatë që mund të shkaktojë tensione brenda dhomave të zhveshjes.
Një vit më parë, Real Madridi kishte marrë një vendim të rëndësishëm kur solli Kylian Mbappé në “Bernabeu”. Me kontratë në përfundim te PSG, kampioni i botës 2018 kishte përfituar pagën më të lartë në skuadrën e bardhë, përveçse kishte mbajtur një pjesë të konsiderueshme të të drejtave të imazhit.
Ky status, që është theksuar shpesh, nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë, veçanërisht nga disa shokë skuadre që e panë ardhjen e tij si një element të pabarazisë, edhe në aspektin taktik, sidomos për mungesën e harmonisë me Vinicius, me të cilin shpesh është penguar në fushë.
Megjithëse sulmuesi francez ka pranuar një pagë më të ulët krahasuar me atë që përfitonte te PSG, ai ka marrë komision të majmë në momentin e firmës. Pikërisht kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrethi i afërt i Vini Jr., i cili tani kërkon të njëjtin trajtim: rritje “të maskuar” përmes një bonusi të majmë.
Duke pasur parasysh ofertat e ardhura nga Arabia Saudite, rreziku që kjo “bombë” të shpërthejë te “Los Blancos” është shumë i lartë.
The post Vinicius “rebelohet” te Real Madridi, braziliani kërkon trajtim të njëjtë financiar si Mbappé appeared first on Telesport.