Real Madrid merr frymë, por polemikat me arbitrat vazhdojnë. Në ndeshjen e La Liga-s kundër Alavés, “Los Blancos” fituan 2-1 falë golave të Kylian Mbappé dhe Rodrygo, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe dhënë pak qetësi Xabi Alonsos. Megjithatë, tensioni mbeti i lartë deri në fund për shkak të periudhës së vështirë që po kalon skuadra.
Episodi më i diskutuar përfshiu Vinicius Junior. Në minutën e 86-të, braziliani ra në zonë pas një kontakti të lehtë me Nahuel Tenaglia, por as arbitri Victor Garcia Verdura dhe as VAR-i nuk akorduan penallti. Duke dalë nga fusha, Vinicius shprehu hapur pakënaqësinë: “Ishte penallti e qartë, nuk e dha sepse ishte shkaktuar ndaj meje”.
Në konferencë për shtyp, Xabi Alonso mbrojti lojtarin: “Aksioni më dukej i qartë, jam i habitur që VAR-i nuk e rishikoi”. Situatën e rëndon edhe fakti se Vinicius nuk ka shënuar prej më shumë se dy muajsh, duke rritur presionin mbi rolin e tij në skuadër.
The post Vinicius proteston për penalltinë e padhënë: Ishte e qartë, por nuk jepet pro meje appeared first on Telesport.










