Vinicius Júnior foli pas fitores ndaj Monaco dhe e lidhi formën e tij me lojën e ekipit: “Hymë shumë të përqendruar, duke qarkulluar topin nga një krah te tjetri. Kështu prek shumë topa dhe është më e mira për mua”.
Ai pranoi momentin jo të mirë personal: “Ditët e fundit kanë qenë shumë të komplikuara për shkak të fishkëllimave dhe gjithçkaje që flitet. Jam gjithmonë në qendër të vëmendjes, por nuk dua të jem për gjëra jashtë fushës. Dua të jem për atë që kam bërë për këtë klub”.
Për presionin te Real Madridi: “Duhet ta përballoj çdo ditë, mundohem të jap gjithçka për këtë fanellë”. Braziliani kërkoi unitet me tifozët: “Në shtëpi na duhet mbështetja e tyre. Nëse jemi bashkë, sezoni do të shkojë më mirë”.
Për golin: “Ishte një moment shumë i bukur, një çlirim. Jam edhe unë njeri…, e njoh potencialin tim. Jam këtu për të evoluar dhe luftuar gjithmonë për këtë klub”.
The post Vinicius për vërshëllimat e tifozëve: Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua appeared first on Telesport.










