Vinicius pas përplasjeve në “El Clásico”: Nuk duam t’i ofendojmë lojtarët e Barcelonës, por…

Vinicius foli për “Real Madrid TV” pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës, ku ishte protagonist me një pjesë të parë të shkëlqyer, reagimin e tij gjatë zëvendësimit (“unë po iki nga ekipi; po iki, më mirë po iki…”) dhe përplasjen në fund të ndeshjes me Yamal: “Ishte një ndeshje e madhe, të fitosh ‘El Clásico’ është gjithmonë shumë e rëndësishme. E prisnim me padurim këtë sfidë. Tani duhet ta shijojmë pak, sepse kemi disa ditë pushim”.

Braziliani falënderoi tifozët: “Kam një mesazh për të gjithë madridistët, veçanërisht për ata që erdhën në ‘Santiago Bernabéu’ dhe na mbështetën shumë. Kjo fitorja është edhe e atyre”.

Sa iu përket tensioneve në fushë, Vinicius tha: “Ndeshja ‘El Clásico’ është kështu, me shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Përpiqemi t’i balancojmë, por jo gjithmonë është e mundur”.

Ai sqaroi: “Nuk duam të ofendojmë askënd, as lojtarët e Barcelonës, as tifozët e tyre. Sidoqoftë, kur hyjmë në fushë, duhet t’i mbrojmë ngjyrat tona, sot bëmë pikërisht këtë”.

The post Vinicius pas përplasjeve në “El Clásico”: Nuk duam t’i ofendojmë lojtarët e Barcelonës, por… appeared first on Telesport.