Vinicius: Me Xabi Alonso nuk krijova dot një marrëdhënie, me Arbeloa është ndryshe

Vinicius Junior, ylli absolut i Real Madrid, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munich, sfidë që do të luhet sot në Bernabeu.

Ai dha një mesazh të fortë në lidhje me menaxhimin e Arbeloa pas largimit të Xabi Alonso: “Koha ime me Xabi ishte një përvojë mësimi, pasi u përmirësova si person. Nuk isha në gjendje të lidhesha me të, por kam një lidhje të shkëlqyer me Arbeloa dhe ai më nguliti besim të madh, ashtu siç bëri Ancelotti.”

“Gjithmonë kam dhënë gjithçka për ekipin. Nuk mendoj se kam kaluar ndonjëherë kaq gjatë pa shënuar gol sa kur isha i ri dhe më mungonte përqendrimi. Por, mësova nga ai moment i fundit i keq dhe lojtarët e mirë gjithmonë i përmbysin këto situata“, tha Vinicius.

Komenti për ish-trajnerin e Real Madrid, për të cilin është folur shumë pikërisht për shkak të mungesës së kimisë me disa kampionë në skuadër, ishte veçanërisht interesant. Një nga arsyet që e shtyu klubin të ndryshonte dhe të telefononte Arbeloa.

Pse nuk i thashë lamtumirë publikisht Xabi? Luajta shumë ndeshje, por vetëm disa minuta. Çdo trajner ka metodat e veta dhe nuk u lidha me të ashtu siç donte ai“, shpjegoi braziliani.

Por po e marr si mësim dhe shpresoj të vazhdoj me Arbeloa. Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me këtë trajner dhe ai gjithmonë më ka treguar besimin e tij“, përfundoi Vinicius.

The post Vinicius: Me Xabi Alonso nuk krijova dot një marrëdhënie, me Arbeloa është ndryshe appeared first on Telesport.