Vinícius Júnior qëndron në krah të Lamine Yamal. Pas postimit të talentit të ri të Barcelonës kundër koreve anti-Islam gjatë Spanjë-Egjipt, braziliani i Real Madridit tregoi mbështetjen për qëndrimin e fortë të lojtarit blaugrana, i cili, dukshëm i tronditur, u largua nga fusha i zhgënjyer jo për barazimin, por për episodin e racizmit.
Yamal denoncoi atë që ndodhi në “RCDE Stadium”, ku u dëgjuan kore si “kush nuk kërcen është mysliman”. Vinícius, gjithmonë në vijën e parë kundër racizmit, që e ka përjetuar personalisht, vendosi një “like” te mesazhi i Yamal, rivalit në kampionat.
Edhe Barcelona reagoi menjëherë në mbështetje të lojtarit të saj, ashtu si disa shokë skuadre dhe emra të mëdhenj si Paul Pogba, Xavi Hernández, Achraf Hakimi, Marco Asensio dhe Carles Puyol.
The post Vinicius mbështet Yamal, “like” mesazhit kundër koreve anti-Islam appeared first on Telesport.










