Gjatë një bisede me YouTuber-in, Ibai Llanos, në Podcastin e tij, Vinicius Junior, ndër të tjera, ka zbuluar lojtarin që i ka bërë përshtypje më të madhe te Real Madrid.
Braziliani i bëri një përshëndetje të përzemërt Karim Benzema-s, ish-shokut të tij të ekipit në Real Madrid, duke theksuar ndikimin e madh të francezit në zhvillimin e tij si lojtar.
“Kaim Benzema është i preferuari im. E kuptonim njëri-tjetrin vetëm me një shikim”, tha Vinicius Junior. Dy lojtarët luajtën bashkë për 5 sezone, nga viti 2018 deri në vitin 2023.
Edhe pse shpesh në atë periudhë u përfol në medie për krisje dhe mosmarrëveshje mes tyre, mesa duket ka qenë gjëra të vogla pa rëndësi.
The post Vinicius Junior zbulon bashkëlojtarin që i ka bërë më shumë përshytpje te Real Madrid: E kuptuam njëri-tjetrin vetëm me një shikim appeared first on Telesport.









