Vinicius Junior vazhdon me tekat për rinovimin e kontratës, Real Madrid ka një plan B

Vazhdon ende “telenovela” e bisedimeve mes Vinicius Junior dhe Real Madridit për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Duke qenë se vetë lojtari ka pretendime të shumta dhe nuk është aspak çudi të gjehet gjuha e përbashkët, Real Madrid ka gati planin B. Mediet pranë klubit madrilen bëjnë me dije në rast se nuk arrihet marrëveshja me Vinicius Junior, Real Madrid do të synojë transferimin e Nico Williams.

Anësori i Athletic Bilbao, i cili ishte shumë pranë Barcelonës verën e shkuar, por në fund rinovi për 10 vite me klubin bask, duket se është lojtari perfekt për krahun e mjatë të sulmit të Real Madridit. Megjithatë, marrëveshja me Athletic Bilbao s’do të jetë aspak e lehtë. Shifra e transferimit të mundshëm llogaritet të jetë 90 milionë euro, aq sa është klauzola e vendosur nga klubi bask.

The post Vinicius Junior vazhdon me tekat për rinovimin e kontratës, Real Madrid ka një plan B appeared first on Telesport.