Vinicius Junior ka reaguar për herë të parë publikisht përmes rrjeteve sociale për gjestin e shëmtuar që bëri në “El Clasico”, kur u zëvendësua nga Xabi Alonso në minutën e 72-të.
“Ndonjëherë, pasioni dhe dëshira ime është të ndihmoj ekipin të marrë kontrollin. Shpirti im garues vjen nga dashuria që kam për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson. U kërkoj falje tifozëve, shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”, shkruan Vinicius Junior.
Megjithatë, Vinicius Junior nuk ka përmendur në faljen e kërkuar trajnerin Xabi Alonso-n, duke shtuar zërat për një krisje përfundimtare mes tyre. Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë Alonso për sulmuesin brazilian në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit.
The post Vinicius Junior i kërkon falje të gjithëve te Real Madrid, por jo atij më të rëndësishmit appeared first on Telesport.










