Vinícius, i zemëruar me Mourinhon: Nuk e priste prej tij, është i neveritur dhe irrituar

Fyerjet e pretenduara të drejtuara ndaj Vinicius Junior nga Gianluca Prestianni dhe kritikat ndaj brazilianit për festimin e golit duke provokuar tifozët e Benfica kanë shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Në qendër të polemikave përfundoi trajneri portugez José Mourinho, i kritikuar pasi krahasoi festimin e Vinícius me fyerjet raciste që lojtari kishte pësuar gjatë ndeshjes.

Një ditë më parë, Lilian Thuram reagoi me tone shumë të ashpra ndaj Mourinhos, ndërsa së fundmi emisioni “El Chiringuito de Jugones” zbuloi se Vinícius është “i tërbuar” me “Special One”.

Sipas gazetarit Marcos Benito, lojtari dhe rrethi i tij e kanë konsideruar “të neveritshëm” barazimin mes një feste të thjeshtë të tijën te goli dhe ofendimeve raciste: “Nuk e prisnin që një figurë kaq e rëndësishme e futbollit të përdorte një argument të tillë, që të shkakton neveri. Janë shumë të zemëruar”. Nuk ka pasur kontakte direkte mes palëve dhe tensioni mbetet i lartë.

The post Vinícius, i zemëruar me Mourinhon: Nuk e priste prej tij, është i neveritur dhe irrituar appeared first on Telesport.