Real Madridi do të kthehet në punë javën e ardhshme, teksa ka shumë çështje për t’u zgjidhur. Një nga më shqetësueset është ajo e Viniciusit, për të cilin rinovimi dukej i sigurt para disa muajsh. Ky proces është ndalur për shkak të kërkesës së brazilianit që të barazohet në pagë me Kylian Mbappé.
Dëshira e lojtarit 25-vjeçar është të vazhdojë në skuadrën e Realit, por kontrata i skadon në qershor të vitit 2027. Kushtet që ai po kërkon tani për zgjatjen e kontratës nuk pranohen nga Real Madridi, ndaj nëse do të vinte një ofertë me kushte të mira, do ta mendonin shitjen e tij. Duhet të kujtojmë se ai ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
Situata është tani në limite. Në programin “El Larguero” të “Cadena SER” u shpjegua se “përfaqësuesit e lojtarit ka vendosur të qëndrojë të vendosur në kërkesat e tyre deri në një njoftim të ri. Vinicius nuk dëshiron as të dëgjojë për rinovimin me kushtet e ofruara”.
Gazetari Toño García shtoi se “nga njerëzit përreth Vinicius theksojnë se ka pasur një keqkuptim, ose nuk e kuptojnë pse është marrë si e sigurt që ai do të rinovonte me Real Madridin. Më thonë se braziliani kurrë nuk ka dhënë pëlqimin për shumën që ofron Real Madridi.
Në fakt, ata e konsiderojnë absurde ta pranojnë ofertën e bërë, rreth 20 milionë euro në sezon, pasi kjo është shumë afër asaj që fiton aktualisht. Vinicius dëshiron të fitojë më shumë se 25 milionë euro neto, pavarësisht nga paga e lojtarëve të tjerë. Pra, dëshiron të jetë më i paguari i skuadrës dhe se përgjegjësia tani është te Real Madridi.
Jemi në të njëjtën situatë si muajt e fundit. Ai vazhdon të besojë se duhet të marrë atë që meriton, as më shumë, as më pak. Për momentin, palët duan të bëjnë të qartë se çështja e rinovimit është pezulluar, situata duhet të qetësohet dhe bisedimet të rifillojnë më vonë, por prioritet është pushimi, nisja e sezonit dhe ndihma për Real Madridin që të fitojë trofe”.
The post Vinicius, i vendosur në kërkesat e rinovimit: Do të ishte absurde ta pranoja ofertën e Real Madridit appeared first on Telesport.