Vinicius i kërkon falje publike influenceres, me të cilin po dilte: Nuk më vjen turp të pranoj se…

Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, ka kërkuar publikisht falje ndaj prezantueses dhe influencueses braziliane Virginia Fonseca, me të cilën kishte nisur një lidhje. Përmes postimit në Instagram, pranoi gabimet e tij dhe u shpreh se “nuk turpërohet të pranojë se ka qenë i pakujdesshëm”.

Virginia, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin Zé Felipe, kishte udhëtuar disa herë në Madrid për të ndjekur Vinicius në “Santiago Bernabéu”. Marrëdhënia e tyre u përfol gjerësisht në Brazil pasi dolën në dritë disa biseda të supozuara të futbollistit me modele të tjera, çka mendohet se çoi në ndarjen e tyre. Ai shtoi se situata e fundit e ka bërë të reflektojë dhe të kuptojë se “duhet të jetë njeriu dhe partneri që dëshiron”.

Në fund, sulmuesi brazilian e përshkroi Virginia si “një grua të jashtëzakonshme, një nënë shembullore dhe person për të cilën ndien shumë respekt e dashuri. Nuk më turpëron të pranoj se isha i pakujdesshëm, se nuk reagova siç duhej dhe se e zhgënjeva. Të gjithë kalojmë momente që na ndihmojnë të reflektojmë e të rritemi. Le ta rifillojmë gjithçka nga e para, pa gënjeshtra e pa maska, me dashuri, kujdes dhe respekt”.

The post Vinicius i kërkon falje publike influenceres, me të cilin po dilte: Nuk më vjen turp të pranoj se… appeared first on Telesport.