Vinicius është larg marrëveshjes së re me Real Madridin – ai dëshiron kontratën më të madhe në historinë e klubit

Vinicius Junior është duke negociuar me Real Madridin për të zgjatur kontratën e tij, e cila aktualisht vlen deri në vitin 2027.

Mediat spanjolle raportuan se braziliani ishte afër një marrëveshjeje me klubin, por The Athletic raporton se agjenti i Vinicius pretendon se ata nuk janë aspak afër.  

Braziliani dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e klubit dhe një pagë vjetore prej më shumë se 30 milionë euro. Një shumë pak më e madhe se sa e fitonte Cristiano Ronaldo sa luante për Real Madridin.  

Nëse do ta arrinte, atëherë ai do të ishte lojtari më i paguar në histori të Los Blancos.  

Sulmuesi brazilian iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në korrik 2018. Që atëherë, ai është bërë një nga lojtarët kryesorë të klubit, i njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, driblimin dhe aftësinë për të shënuar gola të rëndësishëm.  

Gjatë karrierës së tij në Madrid, Vinícius fitoi gjithsej 14 trofe. Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve (2022 dhe 2024), La Ligën tri herë (2020, 2022 dhe 2024) dhe Superkupën e Spanjës tri herë (2020, 2022 dhe 2024).  

Ai gjithashtu fitoi Copa del Rey në 2023, Superkupën e FIFA-s dy herë (2022 dhe 2024) dhe Kupën e Botës për Klube (2018 dhe 2022). 

Këtë sezon, Vinícius Júnior ka luajtur 47 ndeshje, ka shënuar 20 gola dhe ka regjistruar 14 asistime në të gjitha garat.  

Ai u paraqit 27 herë në La Liga, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë shtatë asistime.