Gjatë ndeshjes së Real Madrid ndaj Betisit, të dielën, Vinicius Junior u kap nga kamerat e “El Día Después” duke shfaqur pakënaqësinë te trajneri Xabi Alonso. Ai u anku se shokët e skuadrës nuk po e kërkonin sa dëshironte me pasime: “Kjo është e pamundur, duhet ta pasojnë topin. Këtu të gjithë duan të driblojnë dhe pastaj më fishkëllejnë mua. I thuaj Gonzalos të japë ndonjë pasim. Jo gjithmonë, por të paktën një”.
Gonzalo më vonë realizoi “hat-trick” dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Pak minuta para zëvendësimit, trajneri u tensionua për mënyrën si Vinicius po menaxhonte presionin në daljen me top të Betisit, duke i thënë: “Hej, dreqi ta marrë, Vini. Hajde, burrë, vrapo! Dreq, bëj presion! Ja ku je, shtyp! Mos u ndal dhe shtyp! Forca, përpara!”
10 minuta më vonë, Xabi e zëvendësoi Vinicius dhe Rodrygo me Güler e Mastantuono. Megjithatë, pas zëvendësimit, braziliani dhe trajneri u përshëndetën normalisht, pa asnjë debat apo tension të dukshëm. Ky moment tregon profesionalizmin e të dyve dhe dinamikën e skuadrës.
The post Vinicius ankohet te Xabi Alonso: I thuaj Gonzalos të më pasojë; jo gjithmonë, por të paktën një appeared first on Telesport.










