Bayern Munich e ka nisur mirë këtë sezon në Bundesliga, duke i fituar ndeshjet e luajtura deri më tani. Në prag të rikthimit të kampionatit, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe merkaton.
“Unë e di se cila është puna ime, të sigurohem që lojtarët që kam në dispozicion të performojnë në nivelin më të lartë. Për merkaton kemi njerëz që punojnë shumë. Unë u besoj atyre dhe jam i kënaqur me atë që bërë këtë verë”, deklaroi trajneri belg.
“Jemi një ekip i mirë, që me ardhjen e Jackson ka marrë edhe një forcë tjetër në sulm. Në duhet të punojmë shumë për të mbrojtur trofeun e fituar vjet në kampionat dhe të synojmë më shumë në Europë”, tha Kompany.
The post Vincent Kompany: I besoj klubit dhe merkatos që ata kanë bërë këtë verë appeared first on Telesport.