F.K., i moshës përreth 40-vjeçare, i cili ka shërbyer si punonjës i Hidrodrinit, ka humbur jetën në vendngjarje mbrëmjen e së dielës si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Policia ka njoftuar se viktima për shkak të mos-përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën e betonit, shkruan Insajderi.
I ndjeri ka vdekur në vendngjarje, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.
Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё./Insajderi.org/