Jetmir Gashi, i cili humbi jetën në aksidentin në Carallevë, kishte qenë specialist i kirurgjisë vaskulare.
Kështu ka konfirmuar gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, i cili ka thënë se Gashi kishte specializuar para dy viteve.
Tutje ai ka shtuar se i ndjeri ishte i gatshëm me kontribuar në sektorin publik, por fatkeqësisht nuk iu dha rasti.
Postimi i plotë:
I trishte lajmi per vdekjen e dr. Jetmir Gashit, specialist i kirurgjise vaskulare.
Specializoi para dy viteve. Ishte i gatshem dhe me plot vullnet me kontribu ne sektorin publik, por fatkeqesisht nuk iu dha rasti.
Ngushellime familjes dhe komunitetit per kete humbje te madhe!