Vihen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi Ibër

Janë vënë gurët themeltarë për nisjen e ndërtimit të dy urave të reja mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.

Siç raporton Klan Kosova nga terreni, në ceremoni po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i komunës së Mitrovicës në jug, Arian Tahiri, e zyrtarë tjerë.

Për ndërtimin e këtyre dy urave u mor vendimi para pak kohësh në një mbledhje të qeverisë.

 

The post Vihen gurthemelet për ndërtimin e dy urave mbi Ibër appeared first on Kosovapost.net.