Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol

Christian Vieri, një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve 2000, foli për “La Repubblica”: Për Pio Esposito, i krahasuar me të dhe Toni: “Kjo ndodhte edhe në kohën time, shënova dy gola dhe thonin isha Boninsegna. Më duket krahasim i kotë, secili është i veçantë. Rruga për sukses është vetëm një: përkushtim, mentalitet, kujdes për trupin dhe asnjë justifikim. Pio duket në rrugën e duhur. Bonny është i fortë, ndërsa Nico Paz ka klas. Nuk më habit që Real Madridi dëshiron ta rikthejë”.

Vieri rrëfen se i mungon fusha: “Shumë. Kur hyj në stadium, më kap trishtimi. Do të doja ta vishja fanellën dhe të hyja në fushë. Kam folur për këtë me shumë ish-lojtarë, përfshirë Totti”.

Për periudhën kur gjithmonë fotografohej me gra të bukura: “Nuk më mungon asgjë. Vite të bukura, por unë isha ndryshe nga etiketa që më vendosën. Mendimi im i parë ishte të shënoja gol në çdo ndeshje; gjithçka tjetër vinte më pas. Si tha Mondonico: fusha nuk gënjen”.

The post Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol appeared first on Telesport.