Me rastin e shënimit të festës serbe të Vidovdanit, në Gazimestan, janë vendosur forca të shumta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen.
Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët po monitorojnë nga afër aktivitetet në zonë, njofton Klankosova.tv.
Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës të vitit 1389, një betejë në të cilën ushtria serbe pësoi humbje të mëdha përballë Perandorisë Osmane, përfshirë vrasjen e princit Lazar, por që në narrativën serbe përjetohet si një fitore shpirtërore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
The post Vidovdani: Numër i madh i policisë, prezent edhe Njësia Speciale e Kosovës appeared first on Kosovapost.net.