Kosova po përgatitet për një 28 qershor të tensionuar, në prag të festës fetare serbe “Vidovdan”, e cila tradicionalisht shënohet në Gazimestan.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit institucionet e sigurisë kanë hartuar një plan të gjerë operacional për menaxhimin e situatës.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke e cilësuar këtë ndalim si mohim i të drejtave kombëtare të serbëve.
“Do të vijë dita kur do të veshim flamuj dhe bluza serbe lirisht, kudo që të jemi”, deklaroi ai për mediat serbe, duke lavdëruar ata që “mbijetojnë” në Kosovë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shumta sigurie dhe ka shpalosur planin operacional para përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në njoftimin e saj, Policia ka kërkuar nga qytetarët të shmangin çdo lloj provokimi dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.
Manifestimet e “Vidovdanit” mbeten një ndër ngjarjet më të ndjeshme në aspektin e sigurisë në Kosovë, për çka institucionet po apelojnë për maturi dhe respektim të ligjit për të ruajtur rendin dhe paqen publike./Telegrafi/
The post “Vidovdani” nën mbikëqyrje të rreptë, përplasen Kurti e Vuçiq appeared first on Kosovapost.net.