Vidhet skulptura e kosovarit në Suedi

Është vjedhur skulptura e Gëzim Dervishit, në qytetin Vasterasit të Suedisë.

Skulptura e Gëzim Dervishit nga Drenica ishte vendosur në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, për fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe dhe për fëmijët që u detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre së bashku me familjet, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kjo skulpturë është vjetur gjatë natës së të shtunës.

Siç raportojnë mediet suedeze, kjo vepër artistike e Gëzim Dervishit që ishte e vendosur në liqenin e këtij qyteti ishte zhdukur dhe askush nuk ka parë asgjë, transmeton lajmi.net.

Sipas “Västerbotten News”, skulptura e Gëzimit është gjetur pasditen e sotme në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefteå.

Në anën tjetër, policia e këtij qyteti i ka bërë thirrje qytetarëve se nëse e kanë parë dikë duke e larguar apo kanë dëgjuar diçka, të mos hezitojnë dhe të paraqiten në polici e të japin dëshmitë e tyre.

Thomas Lundgren, shef i Njësisë në Komunën Skellefteå, ka thënë për Västerbotten News, se skulptura do të kthehet në vendin që ka qenë.

“Plani është ta kthejmë atë në vendin ku ishte më parë”, deklaroi ai.

Theksojmë se vitin e kaluar, Gëzim Dervishi vitin e kaluar kishte vizituar vendin ku ishte vendosur skulptura e tij.

Po ashtu dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Reëind” ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.

Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.

Ai kishte qëndruar në kapin e refugjatëve gjatë kohës sa Gëzimi ka qenë aty.