Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej për “rent”

Një veturë e tipit Golf 8 është vjedhur sot.

Vjedhja ndodhi në parkingun e aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas pronarit, vetura është për t’u lëshuar me qera dhe se për rastin është njoftuar edhe policia.

Këta të fundit kanë nisur hetimet për vjedhjen e ndodhur rreth orës 15:33.

Pronari ka bërë thirrje që, nëse hasni në veturën me targat 01-743-EZ, të lajmëroni në numrat 045111717 ose 045477444.