Muzika e papublikuar e Beyonces, bashkë me pamjet dhe planet e shfaqjeve, janë vjedhur nga një makinë në Atlanta, sipas policisë.
Automjeti ishte marrë me qira nga koreografi i artistes dhe një balerin, javën e kaluar. Por më 8 korrik, pak para se ajo të ishte gati të fillonte katër ditë shfaqjesh në qytet, xhami i pasmë i veturës u thye dhe u vodhën dy valixhe.
Dy laptopë MacBook, kufje Apple dhe rroba luksoze mungojnë gjithashtu, së bashku me pesë flash drive-et që përmbajnë këngët e reja.
Një urdhër arrest është lëshuar për një të dyshuar, por identiteti i tij është mbajtur i fshehtë.
“Gjurmë të lehta” janë zbuluar në vendngjarje dhe grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë.