Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Sibofc të komunës së Podujevës mbrëmë.
Dy çanta, njëra me dokumente dhe mbi 3 mijë euro dhe tjetra me rreth 17 palë çelësa të veturave janë vjedhur nga persona të panjohur nga një veturë në auto sallon “Xhaviti” në këtë fshat.
Indeksonline ka kontaktuar me pronarin e veturës prej nga edhe janë vjedh gjësendet.
Ai ka bërë të ditur detaje lidhur me rastin derisa ka kërkuar nga qytetarët që në rast se gjejnë një çantë me çelësa apo edhe të dokumenteve të ia kthejnë.
Muzli Rrahamani i cili është njëherësh edhe pronar i auto sallonit ka thënë se vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:20.
Ai pasi është kthyer nga shtëpia e tij ka parë se veturës i është thyer xhami dhe se janë marrë gjësendet.
“ Kam shkuar për iftar në shtëpi. Kur kam dalë nga shtëpia pas orës 10 kamë parë që më është thyer xhami veturës BMV dhe më janë marrë dy çanta, njëra ka pas dokumente, kontrata e tjera çelësat e veturave. Më kanë mbetur veturat e bllokuara për shkak se janë marrë rreth 17 palë çelësa të veturave që i kam në sallon. Në çantë me dokumente i kam pas edhe mbi 3 mijë euro”, tha ai për Indeksonline.
Ramadani ka bërë të ditur se në vendngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës të cilët kanë ekzaminuar vendin dhe kanë marrë deklaratën e tij.
Kushdo që ka të dhëna apo gjen gjësendet e vjedhura, luteni ta kontaktoni zotëri Ramadanin në 044 884-063 /Indeksonline/