Dyshohet se në një shtëpi në fshatin Banullë të Lipjanit hajnat kanë vjedhur një pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas organeve të rendit, ende nuk janë identifikuar të dyshuarit, derisa rasti është nën hetime.
“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast i kanë vjedhur; një pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.










