Në rrjetet sociale po qarkullon një video e Eglit, një nga banoret e “Big Brother Vip”, e cila po shkakton reagime të shumta dhe diskutime në lidhje me shëndetin mendor.
Gjatë një bisede të natës me disa prej banorëve në dhomën e gjumit, ajo ndau një moment të ndjeshëm, duke treguar se ka rifilluar përdorimin e antidepresantëve.
“Kur kam ardhur në fillim e kam lënë tabletën e sedoksilit, mjekimeve që kam përdorur për ankthin, për mendjen, dhe i kam lënë këtu vetëm për ndonjë rast. Nuk e dija kurrë sepse po provoja një gjë të tillë që s’e kisha provuar dhe kisha shumë frikë emocionalisht. Nuk e kam pirë këtu një herë, tani po e pi shumë shpesh sepse nuk po ndjehem mirë”, tha Egli, duke shpjeguar situatën e mërzisë që kishte përjetuar, sidomos pas ngjarjeve me Gjestin.
Kjo deklaratë e saj, e cila thekson një aspekt të rëndësishëm të shëndetit mendor, erdhi në një moment të vështirë për të. E indinjuar nga situata me Gjestin, ajo kishte zgjedhur të ikte dhe të flinte e vetme në sauna, një hapësirë që e përshkroi si vendin e vetëm ku mund të qetësohej dhe të mos dëgjonte zhurmën e ambientit rreth saj.
Rikthimi në përdorimin e antidepresantëve nga ana e Eglit ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe sfidat me të cilat përballen individët në situata stresuese.
Videoja ka nxitur një valë mbështetjeje nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e inkurajojnë të flasë hapur për përvojat e saj, duke e bërë më të lehtë për ata që ndihen të ngjashëm të kërkojnë ndihmë.