Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe.
Teksa po performonte live përballë një publiku të madh, një grup fansash i ofruan atij – kartelën e bankës.
Kjo skenë ndodhi në mes të performancës, ku një prej tyre zgjati kartelën në drejtim të artistit.


Këngëtari pejan me të dëgjuar atë që i thanë reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo”.
Derisa e refuzoi, Gjesti me mikrofon i falënderoi, duke vazhduar më pas me performancën.


I njëjti u rikthye ndër më të dashurit e publikut me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania, ku edhe u shpall fitues.
Loja e tij ka qenë e mbushur me përplot momente, si situata më të hidhura e momente tejet të bukura.