Në komunën e Klinës gjatë ditës së sotme janë përhapur disa zjarre.
Madje në fshatin Ujmirë, zjarrit nuk i ka shpëruar as ambulanta e këtij fshati, ku banorët marrin shërbime mjekësore, transmeton indeksonline.
Përveç këtij fshati, zjarr i madh është përhapur edhe te stacioni i Trenit në Klinë.
Zjarrfikësit gjatë gjithë kohës janë në terren duke tentuar ndaljen e zjarrit.