(VIDEO) Zhbllokohet Sesko, bllokohet Manchester United! “Djajtë” vazhdojnë me pasaktësi dhe pafat përpara porte

Manchester United nuk arrin të fitojë dot as në fushën e Burnleyt, në një mbrëmje ku ka dominuar me raste por sidomos ka qenë e pasaktë duke shpërdoruar. Në fund, ishte shtylla ajo që i hoqi fitoren.

Dhe, madje, përpos kësaj,vendasit shënuan dy gola duke detyruar djemtë e Fletcher, trajneri i përkohshëm deri sa të gjendet pasuesi i Amorim, të bëjnë një përmbysje në fakt nga 1-0 në 1-2, edhe pse më pas mbrojtja “çedoi” sërish në një 2-2 që i rri ngushtë “Djajve”. Armando Broja u aktivizua 76 minuta dhe nuk është se pati shumë hapësira.

GOLI1 (VIDEO)

GOLI2 (VIDEO)

Lajmi i vetëm i mirë i mbrëmjes janë dy golat e Benjamin Sesko, që më në fund çlirohet jo pak. Ndërsa, vazhdon të jetë faktor shpërdorimi i rasteve dhe në fakt nga 28 tentativa, vetëm 4 janë bër në kuadrat nga miqtë. Me këtë barazim, duke parë edhe sfidat e tjera, Manchester United mbetet në vend të gjashtë.

Newcastle dhe Leeds United u mbyll 4-3 në një sfidë spektakolare me shtatë gola dhe raste e ritëm të bukur. Vendosi goli i Barnes në  minutën e 102′ teksa bardhezinjtë deri minuten e 91-te ishin duke humur.

Më herët sonte, Chelsea humbi 2-1 ndaj Fulham teksa Cucurella la me dhjetë futbollistë ekipin e tij. Në anën tjetër, Manchester City gjithashtu barazoi 1-1 ndaj Brighton. Nesër do të luhet Arsenal-Liverpool.

The post (VIDEO) Zhbllokohet Sesko, bllokohet Manchester United! “Djajtë” vazhdojnë me pasaktësi dhe pafat përpara porte appeared first on Telesport.