VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë

Ka ardhur goli i parë në supersfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, mes Real Madridit dhe Juventusit. Duhej të klonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati.

Pasi mori një pasim nga Arda Guler, Vincius është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku “tallet” keq me mbrojtjen e Juventusit, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla.

Jude Bellingham gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyn topin në rrjetë dhe Real Madrid udhëheq 1-0. Ky është goli i parë për Bellingham për këtë sezon dhe vjen pikërisht në një supersfidë të tillë si ajo ndaj Juventusit. SHIKOGOLIN

The post VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë appeared first on Telesport.