Pjesa e parë e ndeshjes Verona-Inter u mbyll 1-1. U duk se 45 minutat e para do të finalizoheshin në favor të zikaltërve, por në minutat e fundit ndodhi befasia.
Kjo nuk duket transfertë e lehtë për skuadrën e Interit, e cila arriti të menaxhojë lojën mjaft mirë, por jo repartin e mbrojtjes.
Golin e avantazhit e shënoi i pari në minutën 16-të mesfushori Zielinski me asist nga Calhanoglu. VIDEO E GOLIT
Vendasit u përpoqën të ngushtonin disavantazhin disa herë, kryesisht me lojë nga krahët, por pa sukses. Goli i barazimit u shënua në të 40′ nga sulmuesi Giovane me asist nga Orban. VIDEO E GOLIT
The post (VIDEO) Verona-Inter, pjesa e parë mbyllet 1-1! Shënojnë Zielinski dhe Giovane appeared first on Telesport.










