Pas Berat Gjimshitit, i cili shënoi në kualifikimin e Atalantas në Kupën e Italisë ndaj Lazios, një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare ka gjetur golin mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për Myrto Uzunon, që vetëm pak ditë pas golit në Kupën e Hungarisë, ka shënuar edhe në kampionat.
Sulmuesi beratas hapi serinë e golave me ekzekutimin saktë të një penalltie, ndërsa Ferencvaros triumfoi me shifrat 0-3 në transfertën ndaj Budafokit dhe blindoi pozitat në krye të renditjes me 42 pikë, 10 më tepër se ndjekësi më i afërt.
Myrto Uzuni numëron 19 ndeshje me fanellën e Ferencvaros, 10 në kampionat e 9 në Champions League, teksa ka arritur të shënojë 7 gola, 3 prej të cilëve në Europë.
oranews