Magjike Shkëndija e Tetovës që ka mbyllur 45′ e para ndaj ekipit sllovak Slovan Bratislava në avantazh të dy golave dhe tani pjesën e dytë do t’i duhet vetëm të menaxhojë këtë rezultat ose ta thellojë pasi edhe diferenca e golave bën punë duke qenë se renditja e përgjithshmë do të varet edhe nga kjo gjë në rast barazim pikësh teksa do të luhet edhe një ndeshje tjetër deri në fund.

Fillimisht ka qenë një autogol në goditje këndi që i ka dhënë avantazhin djemve kuqezi në stadiumin e Shkupit dhe më pas, kur ekipi kundërshtar po provonte të reagonte, një kundërsulm i zjarrtë dhe i rrufeshëm ka parë mbrojtësin e krahut Webster që të bëjë thuajse 60 metra me top në këmbë përpara se të pasojë për Spahiun te shtylla e dytë që e ka çuar në rrjetë shumë lehtësisht.
The post (VIDEO) SHKËNDIJA SPEKTAKOLARE: 2-0 ndaj Slovan Bratislava. Goli i dytë ishte perfeksion i kundërsulmit rrufe. Mbrojtësi i krahut si Roberto Carlos bën 60 metra vrap me top appeared first on Telesport.











