VIDEO: Shkëndija e Tetovës ndizet në Shkup, fitore fantastike ndaj Slovan Bratislava dhe top 24 thuajse e garantuar tashmë!

Fitore e madhe nga Shkëndija e Tetovës që sonte ka mundur me rezultatin 2-0 në stadiumin e Shkupit skuadrën sllovake të Slovan Bratislava, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve dhe brenda top 24 të fazës së ligës së Conference League kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i grumbullimit të pikëve që do të përcaktojë kështu renditjen e përgjithshme për top 8 që futen direkt dhe më pas 16 vendet e tjera që do të shkojnë në përballje mes tyre në playoff.

GOLI I 1-0 NGA SHKENDIJA – VIDEO

Për kuqezinjtë e Tetovës ishte një sukses i merituar ky sonte teksa në pjesën e parë ishte një autogol i miqve në goditje këndi që i dha avantazhin me Latifin që ishte ai që futi në kaos te shtylla parë mbrojtjen sllovake. Më pas, në fund të pjesës së parë, ishte një kundërsulm për manual dhe i rrufeshëm nga Ëebster që solli kështu golin e dytë të Spahiut, i cili mori pasimin e artë nga shoku i tij dhe shtyu topin në rrjetë.

GOLI I 2-0 NGA SHKENDIJA – VIDEO

Shkëndija pjesë e dytë menaxhoi mjaft mirë edhe pse shpërdoroi të paktën dy raste të pastra për gol për të thelluar këtë fitore dhe për të rritur golaverazhin. Madje, ishte edhe një shtylle e pafat për të trefishuar shifrat.

Ndeshja e fundit do të jetë ndaj AEK Larnaca në Qipro.

The post VIDEO: Shkëndija e Tetovës ndizet në Shkup, fitore fantastike ndaj Slovan Bratislava dhe top 24 thuajse e garantuar tashmë! appeared first on Telesport.