(VIDEO) Real Madrid kalon mes “fantazmash”: Lunin fluturon dhe heq golin e mundshëm të barazimit në fund!

Pritej goleadë por Real Madridi në stadiumin e  vogel “Estadio del Prado” vuajti jo pak në fund duke arritur fitore ndaj Talaveras si mysafir, me rezultat 3-2 dhe duke siguruar kalimin tutje në Kupën e Mbretit.

Merengues kishin disa raste në fillimin e ndeshjes dhe në mesin e pjesës së parë, por portieri Jaime Gonzalez bëri disa pritje të bukura.

GOLI I MBAPPE 0-1 (VIDEO)

Ndeshja u zhbllokua me një penallti që ishte e diskutueshme, por në mungesë të VAR-it, vendimi nuk u ndryshua dhe Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 41-të. Vetëm pesë minuta më pas, Mbappé depërtoi bukur, gjuajti dhe pas një devijimi të mbrojtësit Fernando, topi përfundoi në rrjetë për 2-0.

GOLI I MBAPPE 1-3 (VIDEO)

Pjesa e dytë doli të jetë interesante, me Nahuel Arroyo që shënoi për 2-1 në minutën e 80-të. Por, kur Real Madridi ishte në vështirësi, në skenë doli sërish Mbappé, i cili shënoi për 3-1, duke lënë të kuptohet se ndeshja ishte mbyllur në favor të madrilenëve.

Në kohën shtesë, Gonzalo Ignacio Di Renzo shënoi për 3-2, duke i dhënë drithërima Real Madridit. Talavera pati edhe një rast tjetër, por një pritje e bukur e Lunin bëri që Real Madridi ta ruante rezultatin dhe të kalonte tutje.

PRITJA E LUNIN – VIDEO

GOLI I TALAVERAS 1-2 VIDEO

GOLI I TALAVERAS 2-3 (VIDEO)

CF Talavera de la Reina aktualisht luan në Primera Federación – Grupi 1, që është niveli i tretë i futbollit spanjoll, pasi u ngjit nga Segunda Federación në fund të sezonit 2023-24, duke i bërë ata një klub profesional të divizionit të tretë në Spanje.

The post (VIDEO) Real Madrid kalon mes “fantazmash”: Lunin fluturon dhe heq golin e mundshëm të barazimit në fund! appeared first on Telesport.