VIDEO/ Pamjet tragjike, momenti kur Lamborghini digjet me Diogo Jotën dhe të vëllanë brenda tij

Në një video të siguruar nga mediat spanjolle shfaqet momenti i frikshëm kur automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva është i përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla, në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.

Mjeti luksoz dyshohet se pësoi një defekt në gomë gjatë një parakalimi, duke humbur kontrollin, çka bëri që të përplasej në barrierat anësore, të dilte nga rruga dhe të merrte flakë menjëherë.

Pamjet tregojnë trupin e makinës tërësisht të djegur, të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit shihen duke inspektuar vendin e ngjarjes. Të dy vëllezërit ndërruan jetë në mënyrë tragjike.