Sot në orët e hershme të mëngjesit njësia speciale e ROSU-së kanë ndërmarrë një operacion të madhë në katër komunat në veri të Mitrovicës.
Gjatë operacionit ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhje disa qytetarë.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprat “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.
Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksioni i sotëm: