VIDEO: Momenti kur Vinicius Junior “shpërthen” ndaj Xabi Alonso

Real Madrid është duke fituar 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, ku po luhen minutat e fundit në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 72-të, Xabi Alonso largon nga fusha Vinicius Junior për Rodrygo-n.

Vinicius Junior lë fushën e lojës i “tërbuar” dhe reagon shumë keq ndaj vendimit të trajnerit Xabi Alonso. Braziliani largohet direkt për në dhomat e zhveshjes. Me siguri që pas ndeshjes, do ketë një bisedë serioze mes Xabi Alonso dhe Vinicius Junior. SHIKOMOMENTIN

Nuk është hera e parë që ka fërkime mes Vinicius Junior dhe Xabi Alonso, por situata e ndodhur sot mund të jetë fatale për yllin brazilian, i cili mund të humbë përfundimisht vendin e titullarit.

The post VIDEO: Momenti kur Vinicius Junior “shpërthen” ndaj Xabi Alonso appeared first on Telesport.