VIDEO/ “Minatorët e Bulqizës mes dy zjarreve, Kompania i kërcënon me heqje nga puna ndërsa policia me gjobë”-SMBB

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka shpërndarë një video me anë të së cilës denoncon se punëtorët gjenden në një situatë në konfuze pasi ata janë të detyruar të shkojnë në punë me turne ndërsa orari i lejuar nga autoritet është vetëm 05:00-13:00.

Minatorët gjenden përballë pushimit nga puna nga ana kompanisë Albchrome ndërsa policia i kërcënon me gjobë nëse nuk zbatojnë orarin.

Postimi i plotë:

ALBCHROME I KËRCËNON ME PUSHIM NGA PUNA NËSE NUK SHKOJNË, POLICIA I KËRCËNON ME GJOBË NËSE SHKOJNË

Situata në të cilën ndodhen minatorët, veçanërisht të kompanisë Albchrome, është dramatike. Nga njëra anë janë të shqetësuar prej rrezikut që iu kanoset nga infektimi me Covid-19, ndërsa në anën tjetër janë të detyruar të shkojnë në punë.

Si të mos mjaftonin këto, policia kërkon të zbatojë masat e jashtëzakonshme për situatën dhe i kërcënon me gjoba nëse kalojnë në rrugë jashtë orarit të lejuar, 05:00-13:00.

Shteti duhet të marrë masa të menjëhershme! Jetët e minatorëve vlejnë më shumë se milionat e pronarëve!

(Në video janë minatorë në Bulqizë të cilët punojnë turni i dytë, 15:00-23:00, orar në të cilin supozohet se është e ndaluar lëvizja për të gjithë qytetarët.)

https://www.facebook.com/MinatoretSMBB/videos/887134971730503/