Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB Salzburg, kur dha një asist mahnitës me thembër për Federico Valverde (goli i dytë i mesfushorit).
Klasi i brazilianit nuk mund të mohohet. Ai vetëm mund të admirohet, sepse është lojtar special. “Më vjen mirë që dhashë atë asist, ndër më të bukurit në karrierë për mua. I dhashë një lojtari që më motivon shumë si Federico”, tha braziliani pas ndeshjes.
The post VIDEO: Ky asist nga Vinicius Junior është arsyeja pse e duam futbollin appeared first on Telesport.