Asnjë koalicion “kurrë, kurrë” ku i kërkohet heqja e Bashkimit Kombëtar nga programi i Vetëvendosjes – dhe atë jo vetëm me Shqipërinë, por kjo veç “si hap i parë” sepse “kjo është veç fillimi”. Kështu, Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, shprehej në një intervistë në vitin 2012 e cila është e ngarkuar në kanalin në “YouTube” të Lëvizjes Vetëvendosje.
Albin Kurti aty flet se si Vetëvendosja e ka thelbësore në qenësinë e saj politike bashkimin kombëtare – dhe se me Shqipërinë nuk mbaron, por fillon. Vjen Vetëvendosja në pushtet , “dhe ne e bëjmë këtë”, shprehej Kurti.
Bashimi Kombëtar, shprehej Kurti, është bashkim kombëtar i shqiptarëve anegjerë vendeve të rajonit “7 milionë shqiptarë”.
- “Në programin tonë shkruan që të hiqet Pika 1.3 e Nenit të Kushtetutës e cila na ndalon bashkimin me Shqipërinë. Dhe po ta kishte VV pushtetit këtë do ta bënte”.
Saktësisht këtë pikë programore Vetëvendosja e ka të patjetërsueshme, shprehej Albin Kurti, dhe se po qe se ndonjë parti politike do t’i ofronte për të bërë koalicion, kjo pikë ishte matja.
- “Ne për koalicione kemi thënë se i kemi dy kritere bazike: kriteri i pari, përputhja programe dhe e dyta besueshmëria. Nëse ekzistojnë këto, bëjmë koalicione – përndryshe nuk mund të bëjmë koalicione dhe mbesim në opozitë. Ne do të mbesim opozitë derisa të bëhemi pozitë. Nuk do ta bëjmë ndryshimin e programit vetëm për me hy në pushtet. Nëse na ofrojnë ‘ejani në pushtet, dhe ndryshojeni programin’ kurrë s’do ta bëjmë këtë gjë, kurrë”, shprehej Kurti.
Duke i qëndruar programit Kurti elaboronte para gazetares dhe disa të rinjve të pranishëm se si e paramendon Vetëvendosja bashkimin kombëtar: dhe jo veç me Shqipërinë.
- “Kosova duhet ta ketë të drejtën për t’u bashkuar me Shqipërinë si hap i parë drejt Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është fundi i Bashkimit Kombëtar Shqiptar, është fillimi. Sepse jemi të bindur që nuk ka stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Balkan derisa shqiptarët mbesin të copëtuar kështu. Kjo gjë i inkurajon Serbinë, Greqinë dhe Maqedoninë që t’i dëbojnë shqiptarët nga trojet autoktone”, shprehej ai.