Një prej matjeve më të mira në shekullin 21 është edhe online. Nëse krahasohen se transmetimi LIVE i kujt është shikuar më së shumti, atëherë befason shikueshmëria e madhe te Bedri Hamza.
Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Bedri Hamzës ka arritur në mbi 1.2 milionë shikime, 6.4 mijë komente dhe mbi 20 mijë pëlqime.
Faleminderit 🇽🇰 Bashkë mundemi ma mirë!
Faleminderit 🇽🇰
Bashkë mundemi ma mirë!Posted by Bedri Hamza on Saturday, February 8, 2025
Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Lumir Abdixhikut, i cili e ka mbajtur vetëm 1 orë më pas, ka shkuar në 195 mijë shikime, 4 mijë komente dhe 7.1 mijë pëlqime.
Mbyllja e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – tubimi më i madh elektoral në vend. #LDK124
Mbyllja e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – tubimi më i madh elektoral në vend. #LDK124
Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, February 8, 2025
Ndërsa, transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Albin Kurtit, i cili është mbajtur dje në mbrëmje, pra 24 orë para tubimit të PDK-së e LDK-së, në këtë orë të mbërmjës kur u krahasuan, ka arritur 1.4 milionë shikime, 27.2 mijë komente dhe mbi 49.3 mijë pëlqime.
Krejt Kosova cep më cep.
Posted by Albin Kurti on Friday, February 7, 2025
Me trendin që aktualisht e ka transmetimi LIVE i tubimit të Bedri Hamzës, gjasat janë që nesër në mëngjes tejkalohet edhe shikueshmëria e transmetimit të Kurtit.