Gjithçka e lehtë për Barcelonën e Hansi Flick që ka siguruar vendin për në finalen e Superkupës së Spanjës. Një ndeshje ajo ndaj Athletic Bilbaos e vendosur në vetëm 38 minuta lojë pasi djemtë e Hansi Flick, edhe pse me Yamal në stol, e kanë nisur zjarr dhe janë dashur vetëm 22 mintua që të vijë goli i parë me anë të Ferran Torres.
Vetëm 8 minuta më pas ka ardhur dyfishimi me anë të Fermin Lopez dhe 4 minuta të tjera më vonë goli i tretë me Roony Bardghji, teksa ka qenë Raphinha me një eurogol ai që ka vulosur pokerin në pjesën e parë ku ekipi bask ka bërë thjesht xhiron e fushës dhe ska kuptuar asgjë.
Në fillim të pjesës së dytë Raphinha ka shënuar golin e pestë dhe më pas ka qenë një menaxhim i qetë për katalanasit. Flick ka bërë disa ndryshime duke hedhur në fushë Martin, Rashford, Yamal, Bernal dhe Olmo dhe shplodhur kështu ata që ishin protagonistë në pjesën e parë.
Finalisti tjetër do të vendoset ditën e enjte, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.
The post (VIDEO) Barcelona fluturon në finale me “manita”, Bilbao si turist në Arabi Saudite! Sulmi katalanas me gola dhe asiste appeared first on Telesport.










