(VIDEO) Barcelona fluturon, Dani Olmo nga lumturimi te hidhërimi. Torres hesht Atletico Madrid!

Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-1 në “Cam Nou”, duke konfirmuar se ndoshta kriza ka kaluar dhe se me rikthimet e lojtarëve pas demtimeve muzika pritet te ndryshojë.

Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi me Alex Baena, i cili depërtoi mes mbrojtjes dhe goditi saktë në qendër të portës, duke mos i lënë shanse portierit Joan Garcia.

Pak momente më vonë, VAR verifikoi golin e Atleticos, por vendimi u konfirmua. Barcelona reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 26-të me një veprim brilant individual të Raphinhas, i cili mashtroi portierin dhe e shtyu topin në rrjetë për 1-1.

Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski humbi një penallt, duke dështuar ta përmbyste rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me këtë barazim 1-1.

Në minutën e 65-të, Barcelona realizoi golin e epërsisë me Dani Olmo, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt dhe goditi me tokë në këndin e djathtë për 2-1. Spanjolli pesoi demtim ne shpatull dhe sup ne renien ne toke pas golit dhe u zevendesua.

Atletico tentoi gjithcka per gjithcka dhe iu afrua golit me Almada dhe Griezmann por në kohën shtesë, Barcelona shënoi edhe një gol spektakolar të tretë. Ferran Torres, pas një pasimi të shkurtër nga Alejandro Balde, depërtoi brenda zonës dhe goditi pa mundësi për portierin, duke vulosur fitoren 3-1.

Barcelona merr një fitore të rëndësishme, duke mbetur lider me 37 pikë, ndërsa Atletico është e katërta me 31 pikë.

GOLI I BAENAS – VIDEO

PENALLTIA E HUMBUR NGA LEWA – VIDEO

GOLI I DANI OLMO – VIDEO

RASTI I ALMADA – VIDEO

GOLI I TORRES – VIDEO

The post (VIDEO) Barcelona fluturon, Dani Olmo nga lumturimi te hidhërimi. Torres hesht Atletico Madrid! appeared first on Telesport.