(VIDEO) Arsenali ka bomberin e saj të improvizuar, nuk ndalet. Saka mbyll lojërat dhe blindohet kreu!

Direkt pas barazimit ndaj Chelseat-, Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 14-të. Vetëm pas 11 minutash lojë, Mikel Merino hapi rezultatin me një goditje të saktë me kokë, duke u ngritur mbi mbrojtjen pas një krosimi perfekt nga Ben White dhe duke realizuar për 1-0.

Brentfordi iu afrua barazimit në minutën e 21-të, kur Kevin Schade goditi bukur me kokë pas një pasimi të lartë preciz, por David Raya reagoi në mënyrë fantastike, duke e devijuar topin në traversë dhe duke e larguar rrezikun.

GOLI I MERINO – VIDEO

Në fund të pjesës së parë, Arsenali u detyrua të bënte një ndërrim të detyruar, pasi Cristhian Mosquera u largua i dëmtuar dhe vendin e tij e mori Jurrien Timber. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, dhe në minutën e 69-të, Merino pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin. Mesfushori spanjoll duhej vetëm ta devijonte topin drejt portës nga shumë pranë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë dhe Brentfordi u shpëtua.

GOLI I SAKA – VIDEO

Pavarësisht përpjekjeve të Brentfordit, Arsenali arriti ta menaxhojë mjaft mirë epërsinë madje duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 91-të me Bukayo Saka për 2-0. Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ shkojnë në kuotën e 33 pikëve dhe udhëheqin tabelën me pesë më shumë se Manchester City.

The post (VIDEO) Arsenali ka bomberin e saj të improvizuar, nuk ndalet. Saka mbyll lojërat dhe blindohet kreu! appeared first on Telesport.