Vidal godet fort me deklaratën: VAR-i u shpik që Real Madridi të mos vidhte më…

Arturo Vidal ishte protagonist në podcastin “Enfocados”, ku ndër të tjera foli për Real Madridin, me të cilin pati përplasje të shumta kur luante te Bayern Munich dhe Barcelona. Kiliani u pyet për duelet ndaj madrilenëve dhe pranoi se ishte ndjerë i vjedhur në përballjet në “Bernabéu”: “Po, jam ndjerë i vjedhur nga Real Madridi. Kujtoj këtu dy ndeshje me Bayern Munich në Champions, në çerekfinale dhe në gjysmëfinale, kur na eliminuan”.

Vidal shtoi: “Prandaj e shpikën VAR-in, që të mos vidhnin më”, duke iu referuar Real Madridit.

Sa i përket së ardhmes, ai rrëfeu se dëshiron të bëhet trajner: “Dua të vazhdoj dhe shumë shpejt të marr një ekip. Do të doja shumë të isha trajner. Dua të mbetem i lidhur me këtë gjë që e dua. E dua futbollin jo vetëm sepse është profesioni im, por sepse shoh shumë futboll. Do të doja të ndihmoja këtu në Kili të rinjtë, t’i mësoja dhe t’i ndihmoja të bëjnë karrierën që bëra unë”.

The post Vidal godet fort me deklaratën: VAR-i u shpik që Real Madridi të mos vidhte më… appeared first on Telesport.