Arturo Vidal rrezikon pezullimin e gjatë. Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit, tani te Colo Colo, gjatë ndeshjes me Everton de Viña del Mar pati një përplasje të ashpër me gjyqtarin në tunelin që të çon në zhveshtore.
Sipas “Olè”, Vidal u përplas me arbitrin ndërsa po kthehej në dhomat e zhveshjes pas barazimit në minutat e fundit nga Everton. Vidal dukej shumë i zemëruar për penalltinë e dhënë kundërshtarëve, e cila u konsiderua e diskutueshme dhe çoi në golin e barazimit përfundimtar.
Gjyqtari e raportoi incidentin me Vidal në raportin e ndeshjes, ndaj mesfushori tani rrezikon sanksion të rëndë disiplinor nga Federata e Futbollit e Kilit. Minimalisht, ai mund të pezullohet për dy ndeshje.
The post Vidal godet arbitrin në tunelin e stadiumit, tani rrezikon pezullimin ekzemplar appeared first on Telesport.