Victor Osimhen ndan mendjen, zgjedh një nga klubet më të mira në histori për të vazhduar karrierën

Edhe pse Manchester United nuk do të luajë në Kupat e Europës sezonin e ri, Victor Osimhen ka zgjedhur pikërisht “Djajtë e Kuq” si ekipin e ri ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi nigerian është rikthyer përkohësisht te Napoli, pas përfundimit të huazimit te Galatasaray, por dihet që për të nuk ka vend në ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, për shkak të marrëdhënieve të acaruar mes palëve.

Osimhen duket se është bindur nga projekti i Ruben Amorim dhe ndaj ka zgjedhur Man. United. Gjithsesi, tani vjen pjesa më e vështirë marrëveshja mes dy klubeve, aq më tepër duke ditur që Napoli është një klub shumë i vështirë kur vjen puna për të shitur lojtarët e saj. Po ashtu ka ende nevojë për bisedime mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit të United për të diksutuar edhe disa detaje të vogla në lidhje me komisionet e transferimit dhe bonuset e ndryshme.

The post Victor Osimhen ndan mendjen, zgjedh një nga klubet më të mira në histori për të vazhduar karrierën appeared first on Telesport.