Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk po ndalet.
Edhe sot, ditë pushimi për institucionet e vendit, veturat zyrtare po keqpërdorën.
Siç shihet në këtë fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline, vetura zyrtare me targa 02Z-02-21 është parë duke qarkulluar në Magjistralen Vushtrri-Prishtinë.
Kjo veturë e cila në bazë të targave i përket zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës, po keqpërdorët në orët e mbrëmjes dhe në një ditë kur është pushim për këtë institucion.
Për keqpërdorim të veturës zyrtare, dje Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhunin.